Muharremi: Dy parti po rriten, tri po tkurren

Analisti Shenoll Muharremi ka analizuar trendin e rritjes dhe tkurrjes së partive politike në raport me zgjedhjet e vitit 2021. Sipas tij, dy parti kanë shënuar rritje të ndjeshme: LDK me +33.60%, PDK me +24.75%. Ndërkohë, tri subjekte politike po pësojnë tkurrje: Lista Serbe me -14.34%. LVV me -21.90%, AAK-Nisma me -25.80%.

Muharremi thekson se rezultatet e votave të diasporës ende nuk janë llogaritur dhe mund të ndikojnë në shifrat përfundimtare. Ai gjithashtu thekson rëndësinë e krahasimit përmes përqindjeve dhe jo votave direkte, për shkak të ndryshimeve në pjesëmarrjen zgjedhore.

Sipas tij, të dhënat aktuale tregojnë një prirje të qartë: LDK dhe PDK janë në rritje, ndërsa LVV, AAK-Nisma dhe Lista Serbe po pësojnë rënie. /Kosova.info/


Go to TOP