MPJ izraelite: Të paktën 7 të plagosur, disa në gjendje të rëndë, pas një breshërie raketash të hedhura nga Hamasi nga zona e Rafahut

Ministria e Punëve të Jashtme e Shtetit të Izraelit, duke u thirrur në mediat izraelite, njofton se grupi terrorist Hamas ka hedhur një breshëri raketash në vendkalimin Kerem Shalom përmes të cilit lehtësohet bartja e ndihmave humanitare në Gaza, me ç’rast janë plagosur 7 persona.

Raketat u hodhën pranë spitalit “Emirati” në Rafah.

Hamasi hedh raketa nga qendrat civile në vendkalimet humanitare.

“Gjatë ditëve të fundit, në incidente të ndara:

Hamasi hodhi mortaja në drejtim të korridoreve që shërbejnë për qëllime humanitare;

Hamasi ndërpreu bartjen e ndihmave humanitare nga jugu në veri të Gazës dhe ua pamundësoi banorëve të merrnin ndihma humanitare;

Hamasi hodhi sot (më 5 maj, 2024) 10 raketa në Kerem Shalom, vendkalimin kryesor të ndihmave humanitare.

Kalimi (Kerem Shalom) tani është i mbyllur”, thuhet në njoftimin e MPJ izraelite në platformën “X”. /Kosova.info/

Go to TOP