Mourinho në stilin e tij, injoron mediat pas humbjes ndaj Milanit

Jose Mourinho refuzoi të fliste për mediat pasi Roma u mposht në shtëpi nga Milani me rezultatin 1:2, teksa fillimi i dobë i sezonit vazhdon për romakët.

Portugezi pritej të paraqitej për media pas ndeshjes, pasi kjo ishte ndeshja e tij e parë e sezonit. Ai ishte i pezulluar për xhirot paraprake, transmeton Gazeta Express.

“Special One” kishte folur për “DAZN” para fillimit, kështu që nuk kishte shenja problemesh – por, ndoshta një arsye është duartrokitjet e tij të zgjatura sarkastike që i drejtoi gjyqtarit pas vendimit për të akorduar penallti për Milanin.

Fillimi i sezonit është katastrofik për Romën, që ka vetëm një pikë pas tri xhirove të para dhe tashmë është tetë pikë larg kryesuesve në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Mourinho ndodhet në pozitën e 18-të. 

Go to TOP