Moti sot

Të shtunen në Kosovë të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës, kryesisht gjatë pjesës së dytë parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius.

“Edhe dita e diele parashihet të jetë kryesisht e ngjashme , me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe”, thuhet në njoftim.

Go to TOP