Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën i gjithë territori do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga jugperëndimi i vendit.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë me vranësira të dendura dhe reshje shiu.

Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të jenë në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera do të kenë të intensitetit të dobët e herë-herë mesatar.

Temperatura më e ulët do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga ana e jugperëndimit dhe perëndimit me shpejtësi 1 deri në 8 m/s.

Ndërkaq, MeteoKosova bën të ditur se për të shtunën parashikohet që nga orët e para të 24-orëshit të kemi kalimin e sistemit frontal, i cili do të karakterizohet me rrebeshe shiu, hera-herës rrëke, të shoqëruara lokalisht me shkarkesa rrufesh.

Go to TOP