Mot pranveror, temperaturat arrijnë në 17°C

Gjatë ditës së diele parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 17 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Go to TOP