Mot i vranët, reshje shiu e bore dhe temperatura nën zero gjatë vikendit
Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore, bëhet e ditur nga parashikimet meteorologjike.
Të shtunën, fillimisht priten riga shiu, të cilat gradualisht, si pasojë e rënies së temperaturave, do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta. Ndërkohë, të dielën temperaturat do të mbesin në vlera negative gjatë gjithë ditës.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar për ngasësit e mjeteve motorike, pasi ngricat në rrugë do të jenë evidente gjatë gjithë kohës duke rritur rrezikun për vështirësi në qarkullim dhe aksidente.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës ndërmjet 0 dhe 5 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 12 metra për sekondë.
Si pasojë e reshjeve, u bëhet apel komunave dhe agjencive përgjegjëse që të jenë vigjilente, sidomos në zonat me infrastrukturë të dobët dhe në vendbanimet përreth rrjedhave lumore, pasi lokalisht mund të shfaqen vështirësi në qarkullimin normal të ujërave dhe në komunikacion.
Java e ardhshme parashihet të karakterizohet nga mot më i ftohtë, me rënie të mëtejshme të temperaturave dhe paraqitje të acarit duke kërkuar përgatitje dhe kujdes të shtuar nga qytetarët. /Kosova.info/
| Komuna (Qyteti) | 10.01.2026 | 11.01.2026 | ||
| Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | |
| Prishtinë | -1 | 4 | -4 | -2 |
| Pejë | -1 | 4 | -4 | -2 |
| Prizren | 0 | 5 | -3 | -1 |
| Gjakovë | 0 | 5 | -3 | -1 |
| Istog | 0 | 5 | -3 | -1 |
| Junik | 0 | 4 | -3 | -1 |
| Dragash | -2 | 2 | -6 | -4 |
| Ferizaj | -1 | 3 | -5 | -3 |
| Gjilan | -1 | 3 | -5 | -3 |
| Kamenicë | -1 | 3 | -5 | -3 |
| Besianë | -1 | 3 | -5 | -2 |
| Mitrovicë | -1 | 4 | -4 | -2 |
| Malishevë | -1 | 4 | -4 | -2 |
