Monika Salihu tregon se si e dinte kur duhej t’i falte pesë vaktet, kur nuk kishte orë në Big Brother VIP Kosova

Monika Salihu, ka ndarë së fundmi me publikun një pjesë të përvojës së saj personale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Në një intervistë të sinqertë për ‘Artistët Shqiptarë’, interpretuesja e hitit “Çika e boksierit” u pyet rreth sfidës së faljes së Namazit pa pasur orë si udhëzim.

“Fillimisht, duhet të kesh nijetin e mirë dhe të qartë,” shpjegoi ajo, “e dyta, Zoti e kupton situatën tonë që s’mund të kemi orë brenda shtëpisë. Përherë jam përpjekur të dalë jashtë, që ta dëgjoj ezanin (thirrjen për falje) nga xhamia më e afërt”, tha Monika.

Tutje, ajo zbuloi se banorët e tjerë gjithashtu e kanë ndihmuar, duke i bërë të ditur se ishte koha për falje, sidomos në momentet kur ajo nuk mund ta dëgjonte ezanin nga brenda shtëpisë.

Megjithatë, ajo shprehu zhgënjim për mënyrën se si produksioni i shtëpisë trajtoi praktikën e saj fetare. Ajo u shpreh e pakënaqur që nuk i lejohej të kryente faljen në dhomën e rrëfimit, vendin ku zakonisht banorët shkojnë për të komunikuar me produksionin, dhe se detyrohej të falej në lavanderi, vend që sipas saj nuk ishte mjaftueshëm i pastër.

Eksperienca e saj në Big Brother VIP Kosova ka qenë një udhëtim prekës dhe sfidues, i cili ka sjellë në vëmendje jo vetëm natyrën publike të famës së saj, por edhe ballafaqimet private me vlerat dhe praktikat personale.

Go to TOP