Molliqaj i propozon qeverisë tetë masa, pas rritjes enorme të çmimeve

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i ka paraqitur Qeverisë së Kosovës tetë masa, që sipas tij janë urgjente të ndërmerren.

Kjo pasi sipas tij, nga frika e luftës po rriten çmimet ditë pas dite.

“Qeveria e Kosovës po e përdorë luftën në Ukrainë për t’i futur njerëzit në ethe të luftës. Një ditë bën vetë politikë të frikës, të nesërmen kërkon prej njerëzve përmbajtje nga paniku sepse kështu po rriten çmimet. Kryeministri Kurti, Kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Presidentja Osmani kanë deklaruar ditë me parë për rrezikun direkt të një agresioni serb. Kanë krijuar Fond filantropik për mbrojtje, përkundër vërejtjeve të NATO-s, kurse tash na thonë mos u frikësoni. Kjo Qeveri është koprrace dhe dorështrënguar sepse pa besim tek njerëzit. Qeveria i don shifrat më shumë se njerëzit. Ose më saktë, i don njerëzit si shifra”, tha Molliqaj në një konferencë për media.

Më tutje Mollqaj ka propozuar tetë masa që sipas tij janë urgjente të ndërmerren.

“1.Rritja e pagës minimale në 350 euro; 2.    Heqja e akcizës dhe TVSh-së në naftë për bujqit, industrinë prodhuese dhe transportin urban e ndër-urban; 3.    Përgjysmimi i TVSh-së në derivate për konsumatorët e zakonshëm; 4.    Dyfishimi i pensionit për këto kategori: pensionet e moshës, pensionet për personat me aftësi të kufizuara, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës (nga 100 në 200 euro); 5.    Heqja e tatimit në të ardhurat personale deri në 350 euro;  6.    Vënia në funksion e mekanizmave për t’i ndaluar spekulimet në treg; 7.    Dyfishimi i Rezervës Shtetërore në mënyrë që të kemi stabilitet të çmimeve. 8.   Heqja e TVSh-së për produktet bazë siç janë mielli, vaji, sheqeri, kripa, qumështi dhe vezët”, ka thënë ai.

Fjalimi i plotë i tij:

Qeveria e Kosovës po e përdorë luftën në Ukrainë për t’i futur njerëzit në ethe të luftës. Një ditë bën vetë politikë të frikës, të nesërmen kërkon prej njerëzve përmbajtje nga paniku sepse kështu po rriten çmimet.

Kryeministri Kurti, Kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Presidentja Osmani kanë deklaruar ditë me parë për rrezikun direkt të një agresioni serb. Kanë krijuar Fond filantropik për mbrojtje, përkundër vërejtjeve të NATO-s, kurse tash na thonë mos u frikësoni.

Kjo Qeveri është koprrace dhe dorështrënguar sepse pa besim tek njerëzit. Qeveria i don shifrat më shumë se njerëzit. Ose më saktë, i don njerëzit si shifra.

Nuk kemi pasur kurrë shpërputhje më të madhe midis përjetimit të njerëzve mbi gjendjen e rënduar, dhe Qeverisë që flet për rritje të pa shembullt dhe mrekulli ekonomike.

Qeveria në këtë kohë nuk duhet të qëndrojë si spektatore, por të ndërhyjë. Kosova ka mjete buxhetore për ta zbutur krizën. Krizat përveç dëmeve që sjellin, janë edhe mundësi për të bërë ndryshime strukturore që transformojnë ekonominë. Për këto duhet guxim dhe bindje.

Këto janë masat urgjente që duhet të ndërmerren:

1.    Rritja e pagës minimale në 350 euro;

2.    Heqja e akcizës dhe TVSh-së në naftë për bujqit, industrinë prodhuese dhe transportin urban e ndër-urban;

3.    Përgjysmimi i TVSh-së në derivate për konsumatorët e zakonshëm;

4.    Dyfishimi i pensionit për këto kategori: pensionet e moshës, pensionet për personat me aftësi të kufizuara, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës (nga 100 në 200 euro);

5.    Heqja e tatimit në të ardhurat personale deri në 350 euro;

6.    Vënia në funksion e mekanizmave për t’i ndaluar spekulimet në treg;

7.    Dyfishimi i Rezervës Shtetërore në mënyrë që të kemi stabilitet të çmimeve.

8.   Heqja e TVSh-së për produktet bazë siç janë mielli, vaji, sheqeri, kripa, qumështi dhe vezët.

Go to TOP