Miratohet projektligji për Fondin Sovran

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar projektligji për Fondin Sovran të Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti theksoi se besojnë se kjo nismë do sjellë stabilizim të ekonomisë.

“Sot jetësojmë Fondin Sovran me miratimin e projektligjit për fondin në Qeveri. Qeveria jonë qëndron fuqishëm mbrapa këtij vizioni, duke besuar që një nismë e këtillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijimit të profitit për shtetin përmes investimeve të mençura e me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë”, deklaroi ai.

Ky projektligj u miratua me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji e definon Fondin Sovran si institucion investues dhe zhvillimor të Kosovës. Kapitali themeltar i Fondit Sovran, siç thuhet në projektligj, është 20 milionë euro dhe mbulohet nga Qeveria e Kosovës.

Go to TOP