Ministria e Shëndetësisë del me rekomandime për shmangien e të nxehtit

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me rekomandime për qytetarët se si të ruhen ndaj temperaturave të larta.

MSh-ja bëri thirrje për të pirë më shumë ujë gjatë gjithë ditës, të shmanget dielli në periudhën 10:00-16:00 dhe të përdorët krem mbrojtës.

Ministria ftoi edhe për pauza të rregullta nëse punoni jashtë.

“Njihni shenjat e sëmundjes nga nxehtësia: Marramendje, dhimbje koke, dobësi. Telefoni për ndihmë: Nëse dikush tregon shenja të goditjes nga nxehtësi. Ndihma e parë: Vendosni personin në hije, ofroni ujë dhe freskim të trupit”, thuhet në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Go to TOP