Aliu: Borxhin për shpronësime e kemi ulur nga 184 milionë euro në 24 milionë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot shpronësimin publik të pronave të paluajtshme të cilat preken realizimi i disa projekteve rrugore.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka votuar edhe shpronësimin për ndërtimin i projekti të kompleksit memorial ‘Masakra Reçakut’, si edhe për disa projekteve rrugore si: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë- dhe rrugës rajonale RR221Cerkolez-Rakosh.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në konferencë për media, pas mbledhjes se qeverisë, tha se borxhet që i kanë trashëguar kanë arritur t’i ulin në 24 milionë euro, nga 184 milionë.

Aliu bëri të ditur se në mbledhjen e Qeverisë kanë marrë vendim në lidhje me shpronësimet, për ndërtimin i projekti të kompleksit memorial ‘Masakra Reçakut’, si dhe vendimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijev-Zahaq, segmenti Dollc-Ramun, ndërtimi i rrugës rajonale Cerkoloz-Rakosh, rruga, tha ai, do të ketë katër korsi që do ta lidh Prishtinën me Pejën.

Aliu tha se projektet rrugore që po realizohen po ecin me ritme të shpejta, pasi sipas tij, i është kushtuar kujdes që para se të fillohet me projekte, të ketë proces mirë të organizuar të mbikëqyrjes dhe elaborat të shpronësimit. “Kosova po lidhet nëpër korridore, këto po e shendojnë Kosovën në një vend të rëndësishëm, ka thënë Aliu.

Ministri Aliu, foli edhe për kërcënimin e Serbisë për ndonjë sulm të mundshëm ndaj Kosovës. Ai tha se Kosova, Serbinë e ka pasur kërcënim gjithmonë dhe vazhdon të jetë si, jo vetëm nga deklarata por edhe në blerja e armatimit.

Go to TOP