Ministri i Brendshëm takon shefin e ri të EULEX-it, flasin për sundimin e ligjit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, të cilit i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe e përgëzoi për detyrën e re.
Me këtë rast Sveçla ka listuar prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së Kosovës, sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.
“Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të institucioneve dhe kishte dakordim në mes të dy palëve, që ky bashkëpunim i mirë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe EULEX-it, të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Barbano e ka falënderuar ministrin për pritjen dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të misionit në kuadër të përgjegjësive që ka, për vazhdimin e partneritetit mes të dy institucioneve.
