Milani në zi, pasi ndahet nga jeta presidenti më i suksesshëm i kuqezinjve
Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i Milanit ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Berlusconi ka qenë presidenti më i suksesshëm në historinë e kuqezinjve, duke ndërtuar një klub që bëri historinë në Itali dhe arenën ndërkombëtare. Ai e mori skuadrën në pragun e falimentimit dhe e çoi atë në majat më të larta të futbollit.
Me Berlusconi si president, Milani nga fundi i viteve ’80 deri në 2017-ën fitoi 8 tituj kampion në Itali, një kupë italie, 7 superkupa të Italisë, 5 Champions League dhe një Botëror për Klube, 2 Superkupa Interkontinentale dhe 5 Superkupa të Europës.
Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano, raportojnë mediat italiane.
