Milani i etur për Sesko-n

AC Milan raportohet së është i etur për yllin e Leipzig, Benjamin Sesko-n.

Ylli slloven ka bërë një sezon të madh me skuadrën gjermane, dhe tashmë ai është në listën e disa klubeve të mëdha evropiane përfshirë edhe Milanin.

Sipas ‘Gazzetta_it’ skuadra ‘Rossonere’ synon që në afatin kalimtar të kësaj verë të blejë Sesko-n.

Madje, thuhet se tashmë milanistët kanë kontaktuar agjentin e lojtarit.

“Milani është shumë i etur për Sesko-n dhe po shqyrton mundësinë e marrëveshjes. Kontakti është bërë edhe me agjentin e tij”, shkruan ‘Gazzetta_it’.

Ndryshe, mësohet se Leipzig insiston të rinovojë kontratën me sulmuesin e tyre.

Go to TOP