Milaim Kelmendi rizgjidhet president i Federatës Skitare të Kosovës

Milaim Kelmendi është rizgjedhur president i Federatës Skitare të Kosovës duke vazhduar kështu drejtimin e tij në krye të federatës.

FSK ka njoftuar se ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor për caktimin e udhëheqësisë së re për periudhën 2025-2029.

“Në këtë kuvend, Milaim Kelmendi u rizgjodh president i FSK-së pa asnjë kundërkandidat, duke vazhduar kështu drejtimin e tij në krye të federatës. Në pozitat e nënpresidentëve u zgjodhën prof. Dr. Bujar Turjaka dhe znj. Besforta Topalli Grajçevci.

Presidenti Kelmendi dhe udhëheqësia e re u angazhuan për vazhdimin e punës për zhvillimin e sportit skitar në Kosovë duke ofruar mbështetje për sportistët, klubet dhe gjithë anëtarësinë e federatës.

Ata theksuan rëndësinë e rritjes së mëtejshme të nivelit të skijimit si në arenën vendore, ashtu edhe atë ndërkombëtare, duke u zotuar për arritje të reja gjatë mandatit të tyre të ardhshëm”, thuhet në njoftim. 

Go to TOP