Humb jetën një grua në Klinë, dyshohet se u godit nga vetura
Një grua ka humbur jetën sot, rreth orës 17:10, në fshatin Drenoc të Klinës. Dyshohet se viktima u goditë nga një veturë teksa po e kalonte rrugën.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Nё kёtё aksident ishin tё përfshirë, njё automjet me targa vendore dhe njё kёmbёsor, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё pёr deri sa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejë – Klinë pikrishtë në fshatin Drenoc- Klinë, viktima gjatë kalimit të rrugës ishte goditur nga i dyshuari nga pa kujdesia me ç’ rast viktimës i shkakton lëndime”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, por si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur, ka thënë Gashi.
Gjithashtu, bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёsa i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.