Miftaraj: Letra e Presidentes Osmani ndaj Gjykatës Kushtetuese – deklaratë politike me argumentim të dobët juridik
Ehat Miftaraj nga KDI-ja ka komentuar letrën e Presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar atë si një deklaratë të fuqishme politike, por me argumentim të dobët kushtetues dhe juridik.
Ai theksoi se politikisht letra do të ishte më e përshtatshme nëse do t’u drejtohej përfaqësive diplomatike në Kosovë duke mbrojtur qëndrimin e saj lidhur me procesin e konstituivit të Kuvendit të Kosovës.
“Sidoqoftë, Gjykata Kushtetuese nuk mund të bazojë aktgjykimin në deklarata politike dhe udhëzime pa ndonjë vlerë apo argument kushtetues dhe juridik”, u shpreh Miftaraj.
Ai e quajti të pazakontë faktin që Osmani në takime me ambasadorë shfaqet neutrale, ndërsa në konferenca për media mban qëndrim tjetër. /Kosova.info/
