Lushi kritikon PDK-në dhe LDK-në: Votoni kandidatin e Listës Serbe dhe ia tregoni vendin VV-së
Veprimtari i çështjes kombëtare, Uk Lushi, ka reaguar ashpër ndaj PDK-së dhe LDK-së duke i akuzuar për mungesë guximi politik në raport me qëndrimet ndaj Vetëvendosjes (VV).
Ai tha se nuk po e kupton pse këto dy parti nuk e votojnë kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar, në mënyrë që, sipas tij, t’i tregojnë vendin VV-së.
“Politika do guxim, jo cacitje kalkuluese edhe po dua edhe s’po guxoj. Nëse interpretimi i Kushtetutës së Kosovës i PDK-së dhe LDK-së është i duhuri, atëherë votuesit do t’i shpërblejnë. Nëse e keni mirë, prej kujt po tuteni?!”, theksoi Lushi.
Ai shtoi se nuk mund të ketë konsistencë politike nëse këto parti kritikojnë VV-në, por në anën tjetër nuk veprojnë kundër saj.
“Urdhëroni, votoni!”, përfundoi ai. /Kosova.info/
