Miftaraj ironizon “rezultatet” e bashkëpunimit ndërkombëtar: Arrestohet pensionisti që protestoi kundër shtrenjtimit të rrymës

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar me ironi ndaj zhvillimeve të fundit në fushën e zbatimit të ligjit duke i ndërlidhur ato me takimet dhe bashkëpunimin e intensifikuar institucional me partnerët ndërkombëtarë.

Miftaraj shkruan se takimet e prokurorëve të Prokurorisë Speciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me FBI-në në Prishtinë dhe ardhja e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, në Kosovë, “po i japin rezultatet e para” në zbatimin e ligjit.

Sipas tij, pas këtij koordinimi dhe bashkëpunimi institucional Qeveri–Polici–Prokurori, është arrestuar një pensionist 75-vjeçar, i cili kishte protestuar në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Në fund të reagimit të tij, Miftaraj e mbyll me tone sarkastike duke vënë në pikëpyetje prioritetet e drejtësisë në vend: “Drejtësi, barazi dhe dinjitet!”. /Kosova.info/


Go to TOP