Michel: Girona e këtij edicioni nuk është skuadra e vitit të kaluar
Girona e këtij edicioni nuk është skuadra e vitit të kaluar, ka thënë trajneri Michel.
Në sezonin e fundit Girona kishte qenë senzacion në La Liga, ku kishte përfunduar e treta, po që për javë të tëra e kishte kryesuar tabelën.
Para ndeshjes me Rayo Vallecano, trajneri dyzet e tetë vjeçar e ka pranuar se skuadra e momentit është larg skuadrës së para një viti, e cila arriti të shkruajë histori mahnitëse.
“Tani për tani, ne nuk jemi ekipi që ishim vitin e kaluar, jemi një tjetër. Jemi në vendin e dymbëdhjetë në renditje dhe ky është realiteti ynë. Duhet të përmirësohemi për të fituar vazhdimisht ndeshje, ashtu siç njerëzit presin. Duhet të kalojmë nëpër këtë proces i cili është me vuajtje”, ka thënë ai.