Meteorologu Mendim Rugova: Kjo valë e nxehtësisë mori fund sot, nesër erëra pak më të fuqishme
Meteorologu Mendim Rugova, tha se me ditën e sotme po merr fund vala e fundit e nxehtësisë në vendin tonë.
“Kjo valë e nxehtësisë pak a shumë po merr fund sot”, tha Mendim Rugova, i cili parashikon se “nesër do të kemi edhe erëra pak më të fuqishme”, tha ai në T7.
“Edhe java e ardhshme ka me i pasë temperaturat më të ulëta sesa këtë javë”, tha Mendim Rugova, duke paralajmëruar se do të na presin “temperatura më të këndshme”.
