Mërgim Cahani – një storie suksesi në Ballkan: U rikthye nga ShBA në Kosovë për të ndërtuar një perandori teknologjike (Video)

Mërgim Cahani, themelues i Gjirafës, është një prej storieve më të mëdha të suksesit në Kosovë. 

Pas përfundimit të studimeve në ShBA, Mërgimi u kthye në Kosovë për të ndërtuar një perandori teknologjike shumë të suksesshme. 

Me Mira Kazhanin, në kuadër të rubrikës “Zë me Mirën”, projekt që promovon historitë e suksesit në Ballkan në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Cahani ka rrëfyer historinë e tij. 

Kompania e tij Gjirafa është një kompanitë më rritjen më të shpejtë në Evropë, me një gamë të gjerë të shërbimeve nga e-commerce, video streaming, online marketing, cloud computing, dhe entertainment production. /Kosova.info/

Go to TOP