James për largimin e Silva-s: Një vëlla i vërtetë

Kapiteni i Chelseat, Reece James ka lavdëruar mbrojtësin brazilian Thiago Silva-n.

Braziliani tashmë e ka konfirmuar largimin nga ‘Blutë’ e Londrës në fund të sezonit.

James përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë se Silva është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një person shumë i mirë.

“Një vëlla i vërtetë. Një nga lojtarët më të mirë që kam luajtur dhe një person akoma më i mirë. Ne ndamë shumë kujtime së bashku që do të mbeten tek unë përgjithmonë. Faleminderit për gjithçka vëlla”, ka shkruar James.

Go to TOP