Sadiku: Kosova ka mbetur prapa në ICT, dikur ndërtonim dataqendra moderne e sot mungon vizioni

Deputet i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar mungesën e investimeve dhe vizionit në sektorin e teknologjisë informative në Kosovë gjatë viteve të fundit.

Përmes një postimi, Sadiku ka kujtuar periudhën e qeverisjes së udhëhequr nga Isa Mustafa, kur sipas tij Agjencia e Shoqërisë së Informacionit ishte prioritet dhe u ndërtua një nga dataqendrat më serioze në rajon, si dhe nisi zhvillimi i portalit e-Kosova.

Ai tha se në atë periudhë filloi edhe dixhitalizimi i shumë shërbimeve publike, përfshirë sistemin shëndetësor digjital dhe projektet e e-edukimit, ndërsa u krijua hapësirë edhe për zhvillimin e kompanive lokale të ICT-së, outsourcing-ut dhe zhvillimit softuerik.

Sadiku vlerësoi se gjatë dhjetë viteve të fundit sektori i ICT-së nuk ka qenë më prioritet shtetëror duke shtuar se përveç disa shërbimeve të shtuara në platformën e-Kosova, nuk janë parë investime serioze apo projekte transformuese.

“Bota po investon miliarda në inteligjencë artificiale, cloud, dataqendra dhe siguri kibernetike, ndërsa ne ende merremi me kriza politike dhe zgjedhje”, ka shkruar ai. /Kosova.info/


Go to TOP