Memli Krasniqi vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të takohet me krerët e shtetit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet nga krerët e shtetit.

Ai do të zhvilloj takime me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, pastaj me kryeministrin Dimitar Kovachevski, me Zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi si dhe me liderin e e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Siç, ka njoftuar zyrtarë të PDK-së që janë pjesë e delegacionit zyrtar, Krasniqi do të diskutojë me zyrtarët e shtetit fqinj për bashkëpunimin e nsërsjell ndërmjet dy vendeve, zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe për krizën e rëndë ekonomike dhe energjetike.

Go to TOP