Memli Krasniqi në Pejë: Politika bëhet më e mirë me gra dhe të rinj në vendimmarrje

ryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar fshatin Novosellë të Pejës, ku u bëri thirrje qytetarëve për mobilizim në mbështetje të kandidates së kësaj partie për kryetare të Komunës së Pejës, Arta Vokshi Nallbani, shkruan Kosova.info.

Në fjalën e tij, Krasniqi theksoi se kandidatura e Vokshi Nallbanit përfaqëson nevojën për një politikë më përfshirëse dhe më afër qytetarëve.

“Jam i bindur edhe nga përvoja, të cilën e kemi bashkërisht, që sa më shumë që ka gra në lidership, në vendimmarrje, sa më shumë që ka të rinj e të reja në udhëheqësi, edhe politika bëhet më e mirë. Gara vetëm sa ka filluar dhe me 12 tetor do të jemi bashkë në balotazh për të fituar me datën 9 nëntor”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kandidatja e PDK-së për Pejën, Arta Vokshi Nallbani, u zotua se do të udhëheqë me një qasje gjithëpërfshirëse, ku vendimmarrja bëhet në konsultim me qytetarët.

“Demokracia e vërtetë arrihet vetëm atëherë kur udhëheqësit e komunës qeverisin bashkë me qytetarët dhe për qytetarët. Andaj, ju ftoj të besoni në mua, në kandidatët tanë për asamble komunale, në PDK-në, dhe me 12 tetor të tregojmë që Peja mundet më mirë – por mundet më mirë vetëm me PDK-në”, tha Vokshi Nallbani./Kosova.info/


Go to TOP