Mehmetaj: Qeveria e VV-së po e lë Prishtinën pa buxhet, veprim anti-kushtetues dhe politik
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës duke e akuzuar ekzekutivin e udhëhequr nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje për mos-përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2026.
“Qeveria e poshtër e Vetëvendosjes e udhëhequr nga partia anti-kombëtare me elemente terroriste e quajtur Vetëvendosje, nuk e paska përfshi buxhetin e Prishtinës në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2026”, tha Mehmetaj.
Ai k thënë, se si Serbia në kohën e vet që e ka anashkalua Kosovën dhe e ka dëmtau financiarisht veç se është e populluar me shqiptarë, njëjtë Vetëvendosja sot e anashkalon Prishtinën veç pse e ka votu Përparim Rama, të cilit Albin Kurti ashiqare i frikësohet.
“Le që e ka bo këtë veprim anti-kushtetues po se po duke ia cenu financat kryeqytetit, po edhe anti-kombëtar e anti-njerëzor duke i lanë banorët e kryeqytetit pa buxhet, po edhe iu kërkon partive opozitare që me ia votu këtë projektligj.
Të poshtër e të ligë sa s’ka këta poshtërsira që në vitin 2015 e patën sulmuar edhe Kuvendin me zollë”, përfundon reagimi i tij. /Kosova.info/
