Me verë e fli në dorë, turisti gjerman tregon përshtypjet për Kosovën

Sot në Kosovë ishin për vizitë turistike disa gjermanë, të cilët u njohën nga afër me kulturën kosovare.

Tarek Annan, ishte njëri ndër këta turistë, i cili me një gotë verë e një copë fli në dorë, tregoi përshtypjet e tij për ushqimin kosovar.

“Ushqimi kosovar është mbresëlënës, ndoshta ka shumë mish, por më pëlqen dhe vera kosovare është po ashtu e mrekullueshme, nuk është si ajo gjermane, por ndoshta më e mirë në disa aspekte dhe po është vend mbresëlënës me ushqim të mirë”, ka thënë Annan.

Go to TOP