Manaj: Vettingu s’i takon qeverisë, duhet të debatohet në kuvend

Koordinatori i Departamentit për Rend dhe Ligj në LDK, Shkëmb Manaj, ka treguar pse kryetari Lumir Abdixhiku dhe partia e LDK-së nuk i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit Albin Kurti për të diskutuar për Vettingun.

Manaj tha se kanë vlerësuar se procesi i Vettingut në drejtësi nuk i takon Qeverisë së Kosovës, por është proces që duhet të debatohet në Kuvendin e Kosovës.

Këto deklarata Shkëmb Manaj i ka bërë ekskluzivisht në emisionin “News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.

Manaj i LDK-së ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se po i keqinformojnë qytetarët për rekomandimet e Komisionit të Venecias, që kanë të bëjnë me procesin e Vettingut dhe Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai thotë se nuk është e vërtetë që Komisioni i Venecias iu ka dhënë mbështetje rekomandimeve të qeverisë.

Go to TOP