Më shumë prodhime kosovare në tregun izraelit

Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, përmes njoftimi në platformën “X” njoftoi për rritjen e numrin të prodhimeve kosovare në tregun izraelit.

“Jam e lumtur të shoh gjithnjë e më shumë prodhime kosovare të pranishme në tregun izraelit, me kompaninë e njohur kosovare të shitjes me shumicë të pijeve “Frutomania” tani të qasshme për konsumatorët këtu në Izrael. Mbetemi të përkushtuar për afrimin e ekonomive tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar ambasadorja Ziv. /Kosova.info/

Go to TOP