Me rënien e bursës bie çmimi edhe i naftës dhe bakrit
Ndërsa i gjithë fokusi ka qenë në rëniet dramatike të bursës, çmimet e mallrave si nafta dhe bakri gjithashtu kanë rënë.
Pse po bien? Kërkesa për gjëra të tilla si nafta dhe bakri priret të rritet kur ekonomia globale po ecën mirë, pasi nevojitet më shumë naftë për të siguruar energji dhe bakri është një komponent kyç për shumë industri, raporton BBC.
Megjithatë, shqetësimi është tani se tarifat e SHBA-së do të ngadalësojnë rritjen ekonomike globale, ose ndoshta edhe do të shkaktojnë një recesion. Kjo do të reduktojë kërkesën për këto mallra, si rrjedhojë edhe rënia e fundit e çmimeve të tyre.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra me rreth 10% javën e kaluar dhe ka rënë me 4% të tjera sot në mëngjes në 63,04 dollarë për fuçi. Çmimi i bakrit ra me rreth 6% në fillim të tregtisë të hënën përpara se të rikuperohej pak.
