Me dy avionë ushtarakë nesër do të transportohen trupat e pajetë të viktimave nga aksidenti në Bullgari

Trupat e pajetë të 45 shtetasve të Maqedonisë së Veriut që humbën jetën në aksidentin tragjik në rrugën “Struma” nesër në mëngjes do të barten nga Bullgaria me dy avionë transportues ushtarak, tha sot ambasadori bullgar në vend Angel Angelov.

“Pala bullgare do të sigurojë dy avionë transportues ushtarakë që do të transportojnë trupat e viktimave nesër në mëngjes”, tha Angelov.

Në aksidentin e autobusit që ndodhi më 23 nëntor në rrugën “Struma”, afër qytetit të Pernikut, kanë humbur jetën 45 shtetas të Maqedonisë, ndërsa shtatë janë lënduar.

Go to TOP