Aksidenti në Bullgari

  • Rajoni

    Varrosen prindërit dhe dy fëmijët e tyre binjakë që vdiqën në aksidentin në Bullgari

    Rreth orës 11:00 u bë varrimi i familjes katër anëtareshe Bardhi në vendlindjen e tyre në fshatin Vishticë. Babai, nëna…

    Lexo më shumë »
  • Rajoni

    Tragjedia në Bullgari: Shqiptari nga Maqedonia e Veriut përcolli në banesën e fundit 10 familjarë

    Qindra njerëz duke vajtur u mblodhën në një varrezë fshati në Maqedoninë e Veriut në një shi të ftohtë të…

    Lexo më shumë »
  • Rajoni

    Me dy avionë ushtarakë nesër do të transportohen trupat e pajetë të viktimave nga aksidenti në Bullgari

    Trupat e pajetë të 45 shtetasve të Maqedonisë së Veriut që humbën jetën në aksidentin tragjik në rrugën “Struma” nesër…

    Lexo më shumë »
  • Kombëtare

    Komitova: Zjarri dhe jo rruga arsyeja kryesore e numrit të madh të viktimave

    Ministrja për zhvillim rajonal në Bullgari, Violeta Komitova, ka deklaruar se pjesa mbrojtëse në të cilën ka goditur autobusi është e ndërtuar sipas standardeve që kanë qenë për vitin 2002. Ajo tha se megjithatë kjo nuk është arsyeja e aksidentit tragjik ku jetën e humbën 45 persona.  “Në vitin 2021 ka norma të reja për vendosjen e rrethojës mbrojtëse, por ato vlejnë për ata që do të ndërtohen nga viti 2021 e në vazhdim”, tha Violeta Komitova, e cila shtoi se ndryshimi i vetëm në rrugë është në tabela, përfshirë edhe atë sepse “Shpejtësia u kufizua në 90 kilometra në orë dhe më pas u rrit në 120 kilometra në orë.  Komitova pohon se nuk është ky shkaku i aksidentit, ndonëse menjëherë kanë sugjeruar uljen e shpejtësisë në atë pjesë të rrugës.  “Rruga ka një histori të gjatë. Për fat të keq viktimat nuk mund t’i kthejmë. Kjo është një katastrofë e pazakontë. Nëpër magjistralet kemi parë shumë katastrofa, kamionë të rrokullisur… por këtu kemi zjarr, i cili sipas meje është arsyeja e parë se përse ka aq numër të madh të viktimave, të cilin zjarr nuk e dimë se si është shkaktuar”, tha Komitova. 

    Lexo më shumë »
  • Kombëtare

    Sot do të publikohet rezultati nga ekspertiza e aksidentit tragjik në Bullgari

    Ministrja për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova sot pritet t’i publikojë rezultatet e ekspertizës në rrugën Dragiçevo – Dikanja e Poshtme, ku ndodhi aksidenti i rëndë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut.  Në ngjarjen tragjike, humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa u lënduan 7 të tjerë teksa ktheheshin nga Turqia.  Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkaq autoritetet e hetuesisë kanë njoftuar se ai ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit, mbi rezervuarin. 

    Lexo më shumë »
  • Reklamë
  • Rajoni

    Pronari i “Besa Trans”: Pse nuk isha në atë autobus, të vdisja edhe unë

    Pronari i agjencisë së udhëtimit “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, foli për herë të parë pas aksidentit të tmerrshëm në autostradën “Struma” të Bullgarisë dhe dha detaje rreth udhëtimit dhe autobusit që u dogj, duke vrarë 45 persona.  Haxhiu tha se autobusi i ishte nënshtruar një kontrolli teknik para udhëtimit për në Turqi dhe ishte plotësisht funksional. Ai përjashton mundësinë që disa nga pasagjerët të kenë gëlltitur substanca të ndezshme. Ai konfirmon se ai dhe familja e tij kanë qenë pjesë e udhëtimit dhe se kanë udhëtuar me autobusët e tjerë.  Pronari i agjencisë thotë se deri më tani nuk ka folur për mediat pasi ka qenë në shok, por ndërkohë po bashkëpunon me autoritetet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.  “Thashë me vete: pse nuk isha edhe unë në atë autobus, të vdisja edhe në autobus. E kam menduar shumë herë këtë”, tha Haxhiu për “BNT”.  Ai thotë se në turet që organizonin, ai dhe familja e tij shpesh udhëtonin dhe kështu ishte edhe këtë herë. Ai dhe gruaja e tij po udhëtonin në autobusin e parë dhe fëmijët e tij ishin në një nga autobusët e tjerë. Aksidentin e tmerrshëm e mori vesh në kufi, në dalje nga Bullgaria.  “I thashë të më çojnë në vend, të shoh me sytë e mi…

    Lexo më shumë »
  • Rajoni

    Ruskovska: Njërin prej autobusëve e ka vozitur edhe pronari i “Besa Trans”

    Katër autobusë u larguan nga Turqia, por kaluan kufirin me Bullgarinë në periudha të ndryshme për shkak se disa nga udhëtarët këmbëngulën të bënin pazar, dhe pikërisht për këtë kolona u nda.  Prokurorja Vilma Ruskoska për “Telma” tregon detajet që pronari i “Besa Trans” ka zbuluar para prokurorëve për aksidentin.  Ajo thotë se ai ishte një nga shoferët.  “Në fakt, pronari ka qenë edhe një shofer i dytë. Ai tha se ky autobus lëvizte pas tyre. Pra, ata kishin mbërritur në pikën kufitare në Bullgari, pasi kishin dalë nga Turqia, dhe këta ishin një ose dy autobusë pas tyre. Pastaj më tha se në autobusin e dytë ishin ai dhe gruaja e tij, ndërsa në të katërtin ishin fëmijët e tij”, tha Ruskoska.  Sipas saj, pronari ishte dukshëm i mërzitur dhe i tronditur.  “E pyeta nëse po mbanin bidona rezervë me karburant, ai tha se nuk kishte mundësi të ndodhte”, tha Ruskoska, e cila shtoi se kishte pyetur nëse udhëtaret kanë mundur që të mbanin diçka, por pronari ishte i bindur se nuk ka mundur të ndodhë një gjë e tillë.  Në aksidentin tragjik me autobus në Bullgari në autostradën “Struma” më 23 nëntor humbën jetën 45 persona dhe u lënduan shtatë të tjerë. 

    Lexo më shumë »
  • Show Biz

    Historia emocionuese që e lidh Shpat Kasapin me aksidentin famëkeq të autobusit, që kishte ndodhur në të njëjtin vend 40 vite më parë

    Kjo javë ka qenë vërtetë e trishtë, pasi një autobus me plot shqiptarë që udhëtonte nga Maqedonia e Veriut për…

    Lexo më shumë »
  • Rajoni

    Ministrja për aksidentin në Bullgari: Zjarri në autobus plasi shpejt, është e çuditshme

    Ministrja e përkohshme për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova ka komentuar se në ditën e aksidentit është nisur në…

    Lexo më shumë »
  • Kombëtare

    Dëgjohen tetë dëshmitarë për aksidentin tragjik në Bullgari

    Kryeprokurori i republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski deklaroi sot se prokuroria ka marrë në pyetje 8 persona dhe…

    Lexo më shumë »
Back to top button
escort mersin - izmir escort