Me 95 vota të deputetëve, Bashkim Hysenin zgjidhet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Bashkim Hyseni anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në seancën e sotme, ai ka marrë 95 vota të deputetëve.
Në këtë pozitë ai është zgjedhur me mandat 5-vjeçar.
Kuvendi sot ka zgjedhur edhe një anëtarë në këtë institucion nga komuniteti serb.
Ivanka Milenkovic ka marrë 87 vota dhe shumicën e votave të Listës Serbe.
Konkursi edhe për një anëtar të Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të përsëritet.
