Më 24 maj mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë për vitin 2024

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 24 maj do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Go to TOP