Më 2022 numër rekord biznesesh të regjistruara

Nga krejt vitet e pasluftës, 2022-ta ishte më i bereqetshmi sa i përket regjistrimit të bizneseve në Kosovë.

Përgjatë 12 muajve u legalizuan 11 mijë e 24 kompani numër ky më i larti që kur Agjencia e Statistikave bënë matje.

Më 2022 u evidentuan 375 biznese më shumë se më 2021, ku dominon tregtia me shumicë e pakicë, riparimi i mjeteve dhe makinerive motorike, ndërtimtaria, etj.

Nga Aleanca e Bizneseve në vend, mirëpresin rritjen e legjitimimit të kompanive, që pohojnë se erdhi si pasojë e dy viteve të rënda pandemike.

Pjesa dërrmuese e bizneseve janë regjistruar deri në 4 punëtorë, teksa nga komunat, dominon Prishtina pasuar nga Ferizaj e Prizreni.

Go to TOP