Dy ftesa amerikane me adresa të ndryshme, krerët politikë kosovarë patën para vetes për javën që po vjen.
Njëra është për në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë në diskutimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, kurse tjetra për Lutjet e Mëngjesit në Washington.
Më shumë prej tyre do t’i përgjigjen kësaj të fundit, derisa në të parën e cila ka të bëjë me çështje të brendshme, do të qojnë vartësit.
Drejt kryeqendrës amerikane do të udhëtojë edhe i pari i PDK-së i cili thotë se do të ketë disa takime atje, derisa për të paraqitur qëndrimet e partisë, në takimin për asociacionin do të delegojë dikë nga subjekti i tij.
Në Amerikë veçse ndodhet edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili për takimin në ambasadën amerikane ka autorizuar zëvendësin e tij, Ardian Gjini.
Ndërkaq, nga LDK-ja gjatë ditës nuk kthyen përgjigje për këtë çështje.
As nga presidenca nuk dhanë përgjigje nëse e para e shtetit do të shkojë në Lutjet e Mëngjesit, por më herët kanë kofirmuar se presidentja do të dërgojë një përfaqësues nga kabineti për takimin në Ambasadën Amerikane.
Aty do të shkojnë edhe dy zëvendëset e kryeministrit, Albin Kurti, Donika Gërvalla e Emilja Rexhepi.
I pari i ekzekutivit ka deklaruar se ai s’ka pranuar ftesë për këtë takim, derisa për ngjarjen në Washington nga qeveria nuk kthyen përgjigje.