Më 2 qershor mbahet turneu tradicional “Lidhja e Prizrenit”

Klubi i Pingpongut “Lidhja e Prizrenit” në bashkëpunim me Federatën e pingpnogut të Kosovës, do ta organizojë Turneun tradicional në pingpong për Senior “Lidhja e Prizrenit” me datën 02.06.2024 (me fillim nga ora 10). 

Turneu është i hapur dhe mund të marrin pjesë të gjithë lojtarët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut.

“Paraqitjen për këtë turne mund ta bëni në:

Emailin e klubit: [email protected]
Emailin e Sekretarit të klubit: [email protected] dhe në
Numrin e telefonit: 049-820-128.

Afati i paraqitjes është deri me datën 31.05.2024 në ora 16:00”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje thuhet se, për fituesit do të ketë shpërblime në vlerë monetare dhe drekë për pjesëmarrësit. /Kosova.info/

Go to TOP