Biraghi: Do ta shfrytëzojë përvojën e finales së vitit të kaluar

Kapiteni i skuadrës italiane, Fiorentina, Cristiano Biraghi, ka shprehur bindjen se përvoja e mëparshme do të jetë një aset i çmuar për ndeshjen e së mërkurës kundër Olympiacos. 

Ai ka folur për emocionet dhe pritshmëritë për finalen e Conference League kundër Olympiacos, e cila zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Agia Sophia” në Athinë.

“Ne jemi të qetë, të qetë dhe të përqendruar”, ka thënë Biraghi. “E dimë se ka shumë pritshmëri dhe është normale që është kështu, sepse është viti i dytë radhazi që po e luajmë dhe është diçka e jashtëzakonshme. U kemi dhënë fansave tanë shumë gëzim, por tani shpresojmë t’u japim qershinë mbi tortë.”

Duke reflektuar mbi sezonin e kaluar, ku skuadra e kishte humbur finalen e kompeticionit të njëjtë nga West Ham, Biraghi e ka parë të vlefshme përvojën e fituar.

“A është koha e duhur për të sjellë një trofe në shtëpi? Epo, ishte edhe vitin e kaluar. Ne u përpoqëm atëherë dhe do të provojmë përsëri këtë të mërkurë. Dhe shpresojmë se me përvojën që kemi fituar vitin e kaluar, do të jemi në gjendje të bëjmë më mirë”, ka thënë ai. 

Go to TOP