Më 11 prill mbahet ankandi nga ministria e Financave ku do të emetohen obligacione në shumë prej 20 milionë euro

Ministria e Financave ka njoftuar se më 11 prill të këtij viti do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2024, ku do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Në njoftimin e MF-së bëhet e ditur se investimi në obligacione është investim i sigurt ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen prej dhe investuesi është i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Go to TOP