MC Kresha dhe Lyrical Son flasin për largimin e tyre nga muzika

MC Kresha dhe Lyrical Son e kanë të qartë se nuk do të bëjnë muzikë gjithë jetën, të paktën jo pas një moshe të caktuar. Në një intervistë për Top Albania Radio, reperët u shprehën se e shohin muzikën si sport.

I pyetur mbi aludimet se ai do të bëjë pauzë në muzikë, MC Kresha tha: “Ne e shohim muzikën Hip-Hop njësoj si sportin. Nuk mund të bësh muzikë Hip-Hop deri 50 apo 60 vjeç. Vjen një moment kur thua ‘jam në rregull’. Duhet t’u vijë radha të tjerëve, gjeneratave që do vijnë. Shpresojmë që do të jenë më të mirë se ne dhe të lënë më shumë gjurmë se ne.”

Megjithatë ata qetësuan të gjithë fansat duke shtuar: “S’po heqim dorë sot. Nuk flasim për sot.”

Në lidhje me një koncert për të prezantuar albumet e tyre, çunat thanë se janë duke punuar, “por jemi pak perfeksionistë dhe pa ardhur në atë nivelin që duam ne, nuk e marrim guximin.”

Go to TOP