Nis “fshesa” e Pochetinos te Chelsea, 15 lojtarë në listë për t’u larguar

Chelsea emëroi në krye të stolit për sezonin e ardhshëm Mauricio Pochetinon. Detyra kryesore e argjentinasit është të rikthejë sërish konkurrues “Blutë e Londrës”, ndërsa një tjetër detyrë lidhet me organikën e anglezëve që për momentin është e tejmbushur. Megjithatë, duket se Pochetino e ka të qartë listën e lojtarëve që i sheh pjesë të projektit, ndërsa ka përpiluar një tjetër listë me emrat e padëshiruar që i është dorëzuar drejtuesve të klubit që tashmë iu lind detyra për t’i gjetur një akomodim tjetër.

Në “fshesën” e Pochetinos kanë përfunduar emra prestigjiozë si Joao Felix, Mason Mount, Koulibaly, Kovacic apo edhe Hakim Ziyech. Chelsea shpreson që nga këta futbollistë të përmirësojë bilancin financiar dhe të mos rrezikojë gjobën apo pezullim të merkatos për shkak të rregullave të Fair Playt financiar.

Nëse anglezët lirohen nga të gjithë emrat që janë në listën e të larguarve atëherë do të mendonin për të paktën dy goditje të tjera në merkato ku fokusi është te sulmi teksa preferohet Victor Osimhen i Napolit ndërsa për mesfushën ndiqet nga afër 22-vjeçari i Sportingut të Lisbonës, Manuel Ugarte. Pa harruar që londinezët mbyllën në janar transferimin e Christopher Nkunku nga Leipzig me shifrën që ende nuk është zyrtarizuar, por që rrotullohet tek 70 milionë euro.

Lista e plotë me 15 futbollistë që përfundojnë jashtë projektit të Pochetinos:

1-Christian Pulisic
2-Mateo Kovacic
3-Hakim Ziyech
4-N’golo Kante
5-Kalidou Koulibaly
6-Edouard Mendy
7-Pierre-Emerick Aubameyang
8-Joao Felix
9-Cesar Azpilicueta
10-Denis Zakaria
11-Callum Hodson-Odoi
12-Mason Mount
13-Conor Gallagher
14-Trevoh Chalobah
15-Ruben Loftus-Cheek

Go to TOP