Mbyllja e Klan Kosovës, Kica-Xhelili: Po vritet demokracia e liria e shprehjes

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili nga radhët e LDK-së ka reaguar ndaj vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës të Klan Kosovës ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit.

Ajo ka thënë se mbyllja e Klan Kosovës nënkupton vulosje të vrasjes së demokraciës dhe të lirisë së fjalës.

Ajo më tej u shpreh se mbyllja e një medium nuk përkon me një Kosovë demokratike.

“Mbyllja e Klan Kosova nënkupton vulosje të vrasjes së demokracisë.

Asgjë më pak se kaq! Sot nuk po mbyllet një medium. Sot po shantazhohet e vritet liria e fjalës.

Kushdo që e legjitimon dhe arsyeton NUK përkon me idenë sublime të një Kosove demokratike dhe NUK e lejojmë të na mbajë leksione për demokraci”, shkroi ajo në rrjetin social Facebook.

Go to TOP