Mbyllet për 10 ditë parkingu mbrapa Pallatit të Drejtësisë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga kjo e enjte dhe për 10 ditë radhazi do të jetë i mbyllur parkingu në rrugën “Dritan Hoxha”.

Në një njoftim, Komuna ka udhëzuar qytetarët që në rast mungese të vendparkingjeve të kërkojnë hapësira në parkingjet alternative.

“Ju njoftojmë se nga nesër, 03.08.2023 deri më dt. 13.08.2023 parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë pjesërisht i mbyllur dhe do të ketë operim me hapësira të kufizuara. Udhëzohen qytetarët që në rast mungese të vendparkingjeve të kërkojnë hapësira në parkingjet alternative”, thuhet në njoftim.

Nuk dihet arsyeja e mbylljes së parkingut. 

Go to TOP