Mbrojtja e sinjalizuesve, një mekanizëm efektiv për luftimin e korrupsionit

Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Koalicionin e Evropës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, ka organizuar konferencën rajonale për mbrojtjen e sinjalizuesve, me fokus në rolin e reformës në drejtësi.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, tha se sinjalizimi përbën një mekanizëm efektiv për luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e qeverisjes, duke ndihmuar gjithashtu në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore.

Ndërsa përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, kanë thënë se është shënuar një rritje prej 30 për qind e rasteve të sinjalizimit, krahasuar me një vit më parë, duke nënvizuar nevojën për zbatim të plotë të ligjeve për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për ta. /Kosova.info/


Go to TOP