Mbledhja e KPK-së, propozohet të futet në rend dite shkarkimi i u.d. Kryeprokurorit të Shtetit
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) është që në rend të ditës të futet shkarkimi i u.d. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Këtë propozim e ka bërë anëtarja e Këshillit, Jehona Grantolli.
Ajo ka thënë se propozimin e saj ka bazuar në zhvillimet e fundit, ku Kelmendi është intervistuar nga Prokuroria Special.
“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit lidhur me pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, që është pozicionuar me një grup të caktuar të anëtarëve të KPK-së dhe nuk përfaqëson unitetin e Këshillit Prokurorial për çka është zotuar, si dhe duke pasur parasysh edhe kërkesat e ndryshme të cilat janë publike, tashmë që Këshilli Prokurorial të propozojë shkarkimin e u.d Kryeprokurorit të Shtetit, kërkoj që kjo pikë e rendit të ditës sot të futet në takimin e Këshillit Prokurorial si pikë e rendit të ditës me propozim për shkarkimin e tij”, ka thënë Grantolli, raporton “Betimi për Drejtësi“.
