Mbappe i zhgënjyer pas humbjes nga Spanja

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes nga Spanja në gjysmëfinale të Euro 2024, duke pranuar se skuadra e tij nuk ka bërë mjaftueshëm për të arritur në finale.

Ndeshja e të martës në Munich është mbyllur me rezultat 2-1. “Gjelat” ani se kishin kaluar në epërsi me golin e Kolo Muani, “Furia e kuqe” nuk është dorëzuar, duke e përmbysur rezultatin me golin e Yamal dhe autogolin e Kounde, i cili e ka devijuar një gjuajtje nga Olmo.

“Ne nuk bëmë mjaftueshëm për të arritur në finale”, ka thënë Mbappe. “Spanja luajti më mirë se ne, ata e merituan të shkonin në finale dhe ne po shkojmë në shtëpi. Kisha ambicie të bëheshim kampione të Evropës. Kisha synim të bëja një Evropian të mirë. Nuk ndodhi asnjëra. Është një zhgënjim”. 

Go to TOP