Mbahet punëtori për mbrojtjen e sinjalizuesve!

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, njofton se 17 institucione publike u bashkuan në një punëtori jetike : “Mbrojtja e sinjalizuesve, sfidat dhe identifikimi i ndryshimeve potenciale ligjore karshi Direktivës së BE-2019/1937.”

“Ky nuk është vetëm një takim; është një hap i qartë drejt Standardeve Evropiane dhe një angazhim për të mbrojtur ata që marrin vendimin e vështirë për të folur të vërtetën. Ne i kemi dëgjuar zërat e institucioneve dhe kemi identifikuar pikat kyçe për përmirësim: Përgjegjshmëria: Kriteret e qarta për emërimin e zyrtarëve përgjegjës.Mbrojtja e Menjëhershme: Nevoja që një institucion i posaçëm të ofrojë mbështetje para se rastet të shkojnë në gjykatë, mbështetja Juridike: Sigurimi i ndihmës së domosdoshme për sinjalizuesit tanë”, njofton APK.

“Transparenca dhe integriteti janë në zemër të demokracisë sonë. Ne po vazhdojmë të përforcojmë sistemin mbrojtës dhe rolin tonë kundër korrupsionit. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë po punojnë së bashku për të ndërtuar një Kosovë më transparente dhe më të fortë”, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.


Go to TOP