Mbahet Festivali mbarëkombëtar i poezisë në Gjakovë
Është mbajtur edicioni i katërt i Festivalit Mbarëkombëtar të Poezisë në Gjakovë. Aty morën pjesë poetë e krijues nga të gjitha trevat shqiptare.
Poetë e krijues nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora janë mbledhur sot në Gjakovë, në Edicionin e katërt të Festivalit mbarëkombëtar të poezisë. Me këtë rast, krijuesit pjesëmarrës e kanë vlerësuar lart festivalin e poezisë në Gjakovë.
“Absolutisht poezia i jep një dimension të ri Gjakovës, per përcaktin në hartën e madhe të kulturës si një vend që shkruhet letërsi që mendohet që frymëzohet”, thaMark Simoni, krijues nga Tirana.
“Vërtet ishte një bashkim kombëtar pa kufi, ishte fjala e bukur e cila jehoi nga të gjitha trevat shqiptare dhe se patjetër që jemi mirënjohës si organizator të festivalit që po na përcjellni rregullisht në aktivitetet tona””, tha Mevlyde Saraqi Mejzini nga QPSHKA “GJAKOVA”.
“Jam i nderuar që ndodhem në mesin tuaj, po ashtu të përcjell urimet dhe përgëzimet për organizimin jo vetëm të sotëm por tashmë të përvjetshëm që të ngremë Gjakovën atje ku realisht e meriton dhe e ka vendin”, tha Demokrat Zhubi, Drejtoria për kulturë në Gjakovë.
Në këtë manifestim letrar, që kishte edhe karakter garues, vendi i parë i takoi poetit Prend Buzhala me poezinë “Ka do që shkon një pikë e gjakut”.
“Poezia është ajo që bashkon, poezia është ajo që përcjell mesazhet më fisnike dhe idealet më fisnike njerëzore. Kësaj radhe unë e ndjej vetën mirë që për herë të parë mora pjesë në këtë organizim nga Mevlyde Saraqi , një organizatore e jashtëzakonshme që ka bërë emër në poezi, dhe e ndjej veten mirë për shkak që çmimi është dhuruar nga krijuesit”, tha Prend Buzhala, fitues i çmimit të parë.
Çmimi i dytë i takoi poetit Zenun Hysenukaj, çmimi i tretë iu nda poetit Dardan Berisha, ndërsa çmimi i publikut iu nda poetes Fjolla Agusholli.